PD: Rishikimi i buxhetit, vulos varferine per shqiptaret | Lajme - News

2020-07-11 0

Partia Demokratike e konsideron rishikimin e fundit të buxhetit nga ana e qeverisë, vulosje për varfërinë e shqiptarëve dhe pasurimin e një grupi njerëzish.

Ish-deputetja Jorida Tabaku tha se qeveria tashmë është dorëzuar dhe po zyrtarizon shkurtimin e vendeve të punës.

?Nuk ka asnjë shpresë për rritje pagash, pensionesh, për shpërblime apo bonuse të tjera, nuk ka asnjë shans për një paketë që ndihmon vërtet biznesin për të mos falimentuar. Nga ana tjetër, qeveria do të vazhdojë të paguajë miliona Euro për koncesionet dhe PPP-të, miliona Euro për inceneratorët, miliona Euro për tenderat pa garë?.

Tabaku thotë se tashmë është rrëzuar edhe premtimi i Ramës për ulje të borxhit.

?Sipas përllogaritjeve të qeverisë, borxhi publik është 80% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, por borxhi real është shumë më i lartë. Ai shkon 11 miliardë Euro ose 93% e Prodhimit Kombëtar, nëse qeveria do të përfshinte aty edhe borxhin e fshehur të PPP-ve?.

Partia Demokratike thotë se duhet një mënyrë e re e qeverisjes, që nxit konsumin përmes taksa e të ulëta dhe klimës miqësore me biznesin.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange